
Kush jemi ne
Kompania FRIGO TERM ShPK është themeluar në vitin 1991, me seli në maxh. (PZ-SR), fsh. Gelancë, 23000 Suharekë. Aktiviteti
kryesor i kompanisë në periudhën 1991-1994 ishte: servisimi, mirëmbajtja dhe shitja e pajisjeve të frigoteknikës shtepiake.
Në vitin 1994/1995 filloi aktivitetin e saj prodhues të pajisjeve të frigoteknikës për destinime komerciale të lehta dhe komerciale me
metoda konvencionale të asaj kohe. Me këto aktivitete vazhdoi deri në vitin 1997. Më tutje filloi zgjerimin e veprimtarisë si: montimin
dhe konstruktimin e frigodhomave komerciale-industriale të kapaciteteve deri në maks. 250 m3 dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të
kuzhinave hoteliere.
Pas vitit 1999/2000 FRIGO TERM ShPK filloi bashkëpunimin dhe përvojat me prodhuesit e shteteve të BE-së, respektivisht me ato
Italiane, si: “Incold”, “Modular”, “Nordest COLD”, “PIZZA GROUP”, “TECNODOM”, etj.. Aktiviteti kryesor në këtë periudhë ishte
projektimi, instalimi, montimi dhe shitja.
Në pesë vitet e fundit kompania jonë pati një ekspansion në lëmin e kuzhinave të mëdha hoteliere duke përfshirë: projektimin,
restauruarimin, montimin dhe mirëmbajtjen, gjithëashtu e orientuar edhe në lëmin e sistemeve ftohëse respektivisht të frigodhomave të
mëdha komerciale dhe industriale.
Gjatë kësaj periudhe FRIGO TERM ShPK u bë përfaqësus i autorizuar për Republiken e Kosovës për prodhuesit “Incold” Itali (me
veprimtari kryesore: prodhimi i frigopaneleve dhe pjesëve konstruktive të frigodhomave), “Modular” Itali (me veprimtari kryesore:
prodhimi kuzhinave profesionale), dhe diler i autorizuar i “TECNODOM” Itali (me veprimtarië kryesore: pajisje ftohëse për kuzhina
profesionale, frigodhoma, pajisje ftohëse për gastronomi).