FRIGO TERM ShPK, ju ofron garancion me afat prej 12 deri 18 muaj kalendarik për sistemet, pajisjet dhe materialet e furnizuara nga ne, duke i respektuar të gjitha rregullat e garancionit të listuara mbrapa fletë garancionit tonë. Falë përgjigjes së shpejtë të personelit teknik të shërbimit të ndihmës, ne jemi në gjendje të garantojmë operacione brenda 24 orëve nga kërkesa e juaj për ndërhyrje.
Ne ofrojmë një shërbim mirëmbajtjeje “Post Guaranty” duke i anagazhuar ndërmarrjet e tjera bashkëpunuese të FRIGO TERM ShPK, me ndërmjetësimin kontraktual dhe sigurin tonë për shërbimin e tyre karshi kërkesave tuaja.
Në sistemet tona të ftohjes gjithëashtu ne ofrojmë edhe sisteme monitorimi në distancë për monitorimin e vazhdueshëm të statusit të një dhome frigoriferike ose pajsije tjetër ftohëse. Sistemet tona të monitorimit sigurojnë regjistrim të vazhdueshëm të temperaturës në përputhje me rregulloret e HACCP, duke lejuar që teknikët tanë dhe stafi juaj të kenë një pamje të plotë dhe të menjëhershme të statusit të përgjithshëm të sistemit. Me një shfaqje në kohë reale të të gjitha vlerave të tilla si temperatura, lagështia relative, shkrirja dhe ndriçimi, mallrat tuaja janë të sigurta dhe difektet e sistemeve janë minimale.