Seria HRR e dyerve rrëshqitëse disponohet për temperatura pozitive dhe negative, kjo derë përbëhet nga disa pjesë kryesore të cilat janë specifikuar më poshtë.

A – Fleta (krahu) i derës me kornizë prej prej alumini të anodizuar me shkumë poliuretani të ngurtë të injektuar nga brenda për të vepruar si termoizolues. Përgjatë skajit të fletës së derës gjegjësisht në kornizën e aluminit është i vendosur guarnicioni special i gomës i cili garanton termoizolimin. Dera në versionin për temperatura të ulëta është e pajisur me ngrohësa elektrik të cilat janë të vendosur përgjatë perimetrit puthitës të kontrakornizës.

B – Kontrakorniza e PVC-s e cila shërben për fiksimin e derës në panele ose në rastin kur dera fiksohet në mure atëhere përdoret vetëm pjesa ballore e kontrakornizës.

C- Guida e derës e cila shërben si mekanizëm rrëshqitës i fletës (krahut) të derës, ku është e ndërtuar prej elementeve të PVC-s dhe aluminit.

D – Elementet dhe aksesorët e tjerë të cilat janë të nevojshëm për hapjen respektivisht mbylljen e derës, si: varësit me rula të krahut, doreza e jashtme në formë leve, doreza e brendshme me mekanizëm special, shini orientues poshtë derës, etj.

Të gjitha elementet, mekanizmat dhe aksesorët për dyer rrëshqitëse janë produkte nga prodhuesit më cilësor në Itali dhe me gjerë!

Dyert prodhonen në tri trashësi të ndryshme në varësi të temperaturës punuese së frigodhomës:

HÇ 07 TN – për frigodhoma deri -5°C

HÇ 09 BT – për frigodhoma deri -18°C

HÇ 12 BT – për frigodhoma deri -30°C

Pragu për dyer frigoriferike rrëshqitëse mund të jetë i ndërtuar prej dy formave konstruktive:

Forma – 1, pragu ballor me trashësi (D1, D2 dhe D3) i ndërtuar prej profileve të inoksit dhe i destinuar per regjime temperaturike (BTD & TND), që fiksohet me kontrakornizën ballore të PVC-s së derës.

Form – 2, pragu i rrafshët i ndërtuar prej profilit të inoksit/metalike dhe i cili është i destinuar per regjime temperaturike (P1/TN & P2/BT). Fiksohet për kontrakornizën e PVC-s së derës dhe futet nën dysheme, ku në rastet e regjimeve TN mund të përdoret edhe si përforëcuese e kontrakornizës.