DYERT FRIGORIFERIKE ME MENTESHA
Seria HÇ e dyerve me mentesha disponohet për temperatura pozitive dhe negative, kjo derë përbëhet prej dy modeleve kryesre të cilat janë dhënë më poshtë (A & B).
A – Fletë (krah) dere me kornizë prej materialit të plastikës e përforcuar nga brenda me profile metalike, ku kjo kornizë vendoset direkt në panele të parafabrikuara. Në versionin për temperatura të ulëta është e pajisur me ngrohësa elektrik të cilat janë të vendosur përgjatë perimetrit puthitës të kontrakornizës. Gjithëashtu e ka të përfshirë edhe kontrakornizën e PVC-s e cila shërben për fiksimin e sajë në panele ose në rastin kur dera fiksohet në mure atëhere përdoret vetëm pjesa ballore e kontrakornizës.
B – Fleta (krahu) i derës me kornizë prej prej alumini të anodizuar me shkumë poliuretani të ngurtë të injektuar nga brenda për të vepruar si termoizolues. Përgjatë skajit të fletës së derës gjegjësisht në kornizën e aluminit është i vendosur guarnicioni special i gomës i cili garanton termoizolimin. Dera në versionin për temperatura të ulëta është e pajisur me ngrohësa elektrik të cilat janë të vendosur përgjatë perimetrit puthitës të kontrakornizës. Gjithëashtu e ka të përfshirë edhe kontrakornizën e PVC-s e cila shërben për fiksimin e sajë në panele ose në rastin kur dera fiksohet në mure atëhere përdoret vetëm pjesa ballore e kontrakornizës.
Dyert me mentesha janë të përfshira me mentesha dhe doreza me kyçje të çelësit të cilat produkte janë nga prodhuesit më cilësor në Itali!
Dyert prodhonen në tri trashësi të ndryshme në varësi të temperaturës së punës:
HÇ 07 TN – për frigodhoma deri -5°C
HÇ 09 BT – për frigodhoma deri -18°C
HÇ 12 BT – për frigodhoma deri -30°C
Pragu për dyer frigoriferike me mentesha mund të jetë i ndërtuar prej dy formave konstruktive:
Forma – 1, pragu ballor me trashësi (D1, D2 dhe D3) i ndërtuar prej profileve të inoksit dhe i destinuar per regjime temperaturike (BTD & TND), që fiksohet me kontrakornizën ballore të PVC-s së derës.
Form – 2, pragu i rrafshët i ndërtuar prej profilit të inoksit/metalike dhe i cili është i destinuar per regjime temperaturike (P1/TN & P2/BT). Fiksohet për kontrakornizën e PVC-s së derës dhe futet nën dysheme, ku në rastet e regjimeve TN mund të përdoret edhe si përforëcuese e kontrakornizës.