DHOMAT FRIGORIFERIKE KOMERCIALE DHE INDUSTRIALE
Kompania jonë projekton dhe ndërton dhoma frigoriferike të ndryshme në përputhje me standardin Evropian “ETA 10/0001”, për destinime e kapacitete të ndryshme nga dhoma frigoriferike të vogla e deri te ato me kapacitete të mëdhaja në industri ushqimore. Në varësi të destinimit të tyre ato projektohen e ndërtohen për aplikime të ndryshme dhe krejtësisht në akordim me standardet e “HACCP”.
Dhomat frigoriferike (TN) për ruajtje të produkteve të freskëta, përdoren me qëllim të ruajtjës së freskisë së produkteve për një periudhë të zgjatur kohore duke ruajtur kualtitetin e produktit dhe prishjen e pamjës së jashtme. Sipas produktit që do të ruhet dhe qëllimit të ruajtjes ato ruhen në regjime të ndryshme të temperaturës, të dhëna këto në literaturen e teknologjisë ushqimore. Zona e temperaturave -5°C / +8°C është një nga zonat më të zakonshme të temperaturave për depot e ftohta. Sipas llojit të produktit që do të ruhet në dhomat frigoriferike ftohëse përcaktohet dhe vendoset niveli kritik i temperaturës. Ne ndërtojmë dhoma frigoriferike ftohëse për shumë lloje të ndryshme të produkteve, si vijojnë:
- Fruta & Perime
- Mishra & Djathra
- Peshk
- Lule & Bimë të tjera
- Qumësht & Produktet e qumështit
- Ëmbëlsira & Qoklollata



Dhomat frigoriferike (BT) për ngrirje të vrullshme dhe ruajtje të produkteve, fillimisht dhomat për ruajtje të produkteve të ngrira janë të nevojshme për të ruajtur qëndrueshmërin e produkteve dhe për të marrë një afat të zgjatur të ruajtjes pasi ngrirja pengon rritjen e mikroorganizmave. Depot ngrirëse të njohura gjithashtu edhe si dhoma frigoriferike ngrirëse shërbehen për produkte me temperatura kryesisht në zonën ndërmjet -18°C deri -21°C duke përjashtuar këtu temperaturën e ruajtjes së akullores e cila është -25 ° C, ku gjatë këtyre temperaturave rritja mikrobike e produkteve ndalohet totalisht ndërsa ndryshimet enzimatike dhe jo-enzimatike vazhdojnë me një ritëm shumë të ngadaltë.
Produktet ushqimore ruhen në dhomat e ngrirjës pas kryrjes së procesit të ngrirjës së vrullshme në dhomat speciale për ngrirje vrullshme me temperatura në zonën ndërmjet -32°C deri -40°C. Ngrirja e vrullshme është një proces i ftohjës deri në marrjen e nxehtësisë thelbësore të produktit me një temperaturë prej -18°C dhe pasi të arrihet kjo temperaturë produktet transferohen në dhomat ngrirëse deponuese. Në mënyrë që të zgjidhni pajisjen e duhur të ftohjës nevojiten të merren informatat mbi llojin e produktit, sasinë e produktit, temperaturën e hyrjës, dimensionet e dhomës dhe koha e synuar e ngrirjës së vrullshme të produktit me qëllimin që të llogaritet saktësisht ngarkesa e ftohjës. Andaj ekipi ynë përbëhet nga inxhinier me përvojë dhe ne ofrojmë zgjidhje efektive e profesionale për të mbajtur ushqimet të ruajtura në mënyrë të sigurt dhe higjienike. Dhomat frigoriferike ngrirëse dhe deponuese që kompania jonë ndërton mund të përdoren për produkte të ndryshme, si vijojnë:
- Akullore
- Mishra & Produktet e mishit
- Brumra
- Fruta & Perime





Dhomat për tharje, tymosje, maturim dhe kultivim të produkteve, gjithëashtu ndërtohen nga kompania jonë në varësi të llojit të produktit për përgatitje dhe procesit përpunues të tij, duke e hramonizuar me programin kohor tekonologjik e prodhues sipas parametrave projektues të ajrit (temperatura, lagështia, rrymimi i ajrit dhe përbërja e ajrit) në kohë reale. Sistemet tona të tharjes, maturimit dhe tymosjes për mishrat e kuruar janë të pajisur me pajisje funksionuese entalpie (me përdorim inteligjent të ajrit të jashtëm), dhoma të pastra për paketim, cilësi të lartë të materialeve të përdorura dhe nivel të lartë të higjienës që mund të lahen dhe të pastrohen lehtësisht, të gjitha këto të mundësuar edhe nga partnerët tanë në Itali. Të gjitha sistemet janë të kompjuterizuara, me cikle dhe receta të personalizuara dhe regjistrim të parametrave termohigrometrik. Këto dhoma përdoren për procesimin dhe kultivimin e produkteve, si vijojnë:
- Tharja dhe kurimi e mishrave
- Maturimi (Stazhionimi) i djathrave
- Kultivimi dhe mbirja e bimëve




Dhomat e ftohta dhe neutrale të përpunimit, përfshijnë zonat e përpunimit, paketimit dhe transportit të produktit ku kërkohet ftohje për të ruajtur zinxhirin e ftohtë të produkteve, ku temperatura e rekomanduar për këto zona është ndërmjet +12°C dhe +16°C. Një pikë e rëndësishme që duhet të merret në konsideratë gjatë planifikimit të këtyre dhomave është shëndeti i stafit që punon në këto zona, ku rryma e zërit dhe ajrit të njësisë së brendshme të ftohjes nuk duhet të ndikojnë negativisht në komoditetin e punëtorëve. Ne sigurojmë klimën më të mirë të mundshme në këto zona dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit të njerëzve dhe sigurisë ushqimore.

